Kujtimi për Prof. Fehmi Aganin është obligim, nderë dhe krenari kombëtare. Me Profën, siç e quanim gjithherë, më lidhin shumë kujtime, biseda, konsultime, udhëtime dhe takime. Rrugëtimet dhe takimet me Profën gjithnjë kalonin shpejt, sepse ai ishte njeri pragmatik dhe plotë me optimizëm. Po ashtu, proceset e lirisë i shihte të mundshme dhe të realizueshme, gëzohej sidomos kur ne të rinjtë rebeloheshim. Ai dinte të na inkurajonte dhe me humorin e tij të rrallë si dhe rrotllat që na i tregonte, sikur na qortonte për të mirën e përgjithshme. Vitet po ecin dhe kujtimet për profesor Aganin mbesin po ato që ishin, vetëm sa vijnë e shtohen edhe më shumë, bashkë me mallin për mungesën e tij. Profesor Agani me frymën e tij tërheqëse prej mendimtarit, të urtit dhe vizionarit, i mungon shumë Kosovës, dhe kam frikë se do shkon edhe një kohë e gjatë derisa ta kemi një figurë të ngjashme, siç ishte profa i nderuar, me të cilin kam pasur nderin dhe kënaqësinë që për vite të bashkëpunoj. Sot po shkëpus një fjali kujtimi nga bisedat e shumta që kemi pasur. Siç dihet, në vitet e 90-ta marrëdhëniet në mes të qeverisë së Kosovës në exil dhe politikëbërjes në Kosovë dhe degëve të ldk-së në Perendim, ishin të acaruara. Profesor Agani, mundohej ta menaxhonte situatën dhe shpeshherë e thoshte, po e citoj ”Kjo që po ndodhë tani, në rrethana normale do të ishte e dobishme, sepse përmes grindjeve politike dhe ideve ndryshe do të dinamizonte funksionimin e institucioneve, por në rrethanat okupuese përçarjet e tilla nuk lejohen. Dhe, për mendimin tim, edhe sikur të isha i sigurt se kam të drejtë, do të druhesha në qëndrime të tilla agresive, sepse mosha që kam nuk më lejon me gabua. Madje, nuk kam as kohë me u korrigjua, kurse ju që jeni më të rinj ndoshta një ditë do të korrigjoheni, edhe pse gabimet e rënda lënë gjurmë dhe ato mund të na kushtojnë në këtë rrugëtim të vështirë, por shumë fisnik në jetësimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës..”.
Dikur kam menduar se ideja e lirisë, demokracisë dhe zhvillimit si opsion politik dhe filozofik i Ibrahim Rugovës i mbështetur fuqishëm nga Profesor Fehmi Agani, do na shërbenin për një vetëdijesim edhe më të fuqishëm për t’i çuar proceset përpara, por me kohën ato filluan me u zbehë. Profa do të thoshte; “me të gjitha vështirësitë që i kemi, ne kemi bërë një rrugë të mirë përpara dhe tani jemi të pavarur, por këtë pavarësi duhet ta zhvillojmë dhe begatojmë..”
I përjetshëm qoftë nderimi për Profën dhe njeriun e madh të Kosovës, me shpresë dhe besim se brezi i ri punën dhe veprën e tij do ta përvetësojë si një frymëzim të veçantë, për t’i siguruar vetës dhe gjithë kombit shqiptar një të ardhme më të mirë.
Lavdi e përjetshme i qoftë Profesor Fehmi Aganit ! — mit Prof.Fehmi Agani. — mit Sofije Dumnica, Foto nga aktivitet me Degën e LDK-së në Gjermani., Marjan Tunaj und Akademik Fehmi Agani hier: Köln Nrw.
Stuttgart 6 .05.2014
Në kujtimi të heroit, poetit, piktorit, dhe patriotit të shquar, Agim Ramadanit
Agim Ramadani, flijoi jetën për atdhe në ballë të frontit të luftës çlirimtare në Kosharen legjendare, për të hy në pavdekësinë e kombit shqiptar si dhe në historinë më të ndritshme të Kosovës martire !
Agimi ishte poet, piktor, ushtarak i karrierës, anëtar i Akademisë Evropiane të arteve, ishte ushtarë dhe komandant i orëve të para të luftës, tani hero i pavdekshëm i Kosovës.
Agim Ramadani, në moshën më të mirë të jetës së tij e la familjen e ngushtë në Zvicër për t’iu bashkue radhëve të ushtrisë çlirimtare, për t’i dalë zot atdheut në luftën e tij çlirimtare kundër armikut shekullor. Ai, së bashku me shumë trima tjerë iku nga Perëndimi dhe shkoi për t’u shtri tek këmbët e popullit të vetë, duke i qëndrue besnik idealeve të tij për liri dhe çlirim kombëtar, aspirata të cilat ai do t’i realizojë më armë në dorë, duke e na e sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës !
Agimi kishte virtyte të larta njerëzore dhe kombëtare, posedonte vlera krijuese dhe artistike, e që të gjitha këto do i venë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke mos e kursyer jetën vetëm për ta parë atdheun e tij të lirë dhe të pavarur, fryte të cilat ne sot po i shijojmë. Por, që për fat të keq, liria dhe demokracia për të cilat ai e dha jetën, po nëpërkëmbën dhe po keqpërdoren nga politikanë dhe njerëz të papërgjegjshëm, të cilët po vazhdojnë të abuzojnë me vlerat e luftës dhe lirinë ton, duke shkelë paturpësisht mbi gjakun e Agimit dhe të mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën dhe pavarësinë e saj !
Kujtimi dhe nderimi ynë për veprën e heroit të kombit, Agim Ramadanit-Katana është obligimi ynë më i vogli që ia kemi borxh këtij tribuni dhe patrioti të rrallë që ka lindur dhe është rritur në gjirin e popullit shqiptar në Kosovë. Dhe, vetëm atëherë kur t’i realizojmë plotësisht objektivat dhe synimet, për të cilat ai e dha jetën e tij në moshën më të mirë, atëherë kemi të drejtë të flasim me krenari më të madhe për të sesa sot, dhe, se në asnjë mënyrë nuk kemi të drejtë që akademitë e tyre përkujtimore t’i shndërrojmë në tubime biznesi ose ti keqpërdorim për qëllime politike !
Jeta dhe vepra e heroit Agim Ramadani, duhet të jetë shembulli më i mirë për të gjithë ata që pretendojnë të merren më punët e shtetit, se si duhet sakrifikue dhe flijue veten për të mirën dhe interesat e atdheut.
Shembulli i Agimit duhet të jetë udhë rrëfimi më i ndritshëm për gjithë ata që duan ta ndërtojnë dhe ruajnë vendin e tyre nga rreziqet dhe armiqtë shekullor..!
Lavdia dhe përjetësia i takon Agimi Ramadanit, ndërsa neve na mbetet kujtimi dhe respekti i pashuar për veprën e tij madhore të cilën ia dhuroi Kosovës, si dhe përmbushja e obligimeve tona që kemi ndaj amanetit të tij dhe dëshmorëve që na e lanë ndaj atdheut tonë të dashur, që ta ruajmë dhe zhvillojmë sa më mirë !
Me respekt të veçantë përherë do përulem para veprës sublime të heroit Agim Ramadani !
Hafiz Gagica, Prishtinë, 11. Prill 2016
Kontakt
Hier können Sie Ihre Adresse und ein Kontaktformular einfügen.